“Me Lazion gjithmonë e vështirë”, Pioli: Ibra nuk ia del për nesër, Tomori në dyshim

schedule11:37 - 25 Prill, 2021

schedule 11:37 - 25 Prill, 2021

Milani luan nesër një ndeshje shumë të rëndësishme për fatet e sezonit. Kuqezinjtë sfidojnë Lazion në Romë dhe para kësaj ndeshje në konferencë për mediet foli trajneri i milanezëve, Stefano Pioli.

“E meritojmë kualifikimin në Champions Legaue, vetëm Interi ka qenë më i fortë se ne. Ibrahimovic është më mirë, por nuk do jetë gati për ndeshjen e nesërme. Do kthehet për Beneventon. Mandzukic dhe Leao do luftojnë për një vend në sulm. Lazio është ekip shumë i fortë.

Kanë sulmues me karakteristika të ndryshme. Me Lazion gjithmonë kemi luajtur ndeshje të barabarta. Stërvis lojtarë inteligjentë, folëm për Sassuolon dhe nisëm të mendonim për Lazion. Nëse do luanim 100 herë të tjera me Sassuolon, nuk do humbnim. Theo Hernandez është më mirë dhe është stërvitur pjesërisht me ekipin. Do jetë i gatshëm nesër.

Kemi probleme në ndeshjet e fundit dhe po punojmë të përmirësohemi. Duhet të jemi shumë më të rrezikshëm për volumin që krijojmë. Tomori ka pasur një problem dje dhe do të shohim nëse do jetë i gatshëm nesër”, tha ndër të tjera Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!