“Më ktheni paratë, janë pensioni i prindërve”, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës

schedule11:53 - 7 Tetor, 2021

schedule 11:53 - 7 Tetor, 2021

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Enkeleda Hoxhës, ish-gjyqtaren e Krujës e  cila kërkonte kthimin e vlerës monetare të sekuestruar në banesën e saj gjatë kontrollit disa muaj më parë.

Sipas pretendimeve të ish gjyqtares, lekët e sekuestruara janë pensione dhe kursimet e prindërve dhe u duhen atyre për nevoja jetike.

Në seancë ka qenë e pranishme edhe vetë gjyqtarja e cila mes lotësh ka deklaruar se fëmijët dhe prindërit e saj janë në kufijtë e mbijetesës.

Ndërsa prokurorët kërkuan rrëzimin e kërkesës, gjë që u pranua nga Gjykata e Posaçme.

Enkeleda Hoxha u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme pasi dyshohet se me 9 persona të tjerë kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale. Mes të arrestuarve janë, avokati Aldo Tabaku si edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi.

e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!