Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi janë kapur me drogë të llojit kokainë.
Gjatë këtij operacioni, në vendin e quajtur “Rrethi i Shëngjinit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin S. B. dhe pasagjer shtetasin M. S., të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrethi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, arrestohen në flagrancë 2 poseduesit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se 2 shtetas shpërndanin lëndë narkotike kokainë, nëpër lokale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrethi”.
Gjatë këtij operacioni, në vendin e quajtur “Rrethi i Shëngjinit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin S. B. dhe pasagjer shtetasin M. S., të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit S. B., 28 vjeç dhe M. S. 34 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al