Sigurisht që kripa e bën ushqimin më të shijshëm dhe i jep një shije tjetër. Sidoqoftë ju duhet ta përdorni me moderim. Gjë të cilën shpesh nuk mund ta kontrollojmë duke bërë disa ekzagjerime në përdorimin e tij.
Ajo që duhet të dimë është se marrja e shtuar e kripës kontribuon në zhvillimin e hipertensionit te njerëzit me një predispozitë relative. Njerëzit me presion të lartë të gjakut kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes koronare të zemrës dhe veçanërisht goditje në tru, sesa ata me presion normal të gjakut.
Megjithatë, ekziston një mënyrë, një lëvizje e thjeshtë për të kontrolluar sasinë e kripës dhe për ta kufizuar atë. E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të përdorni erëza dhe barëra (p.sh. kopër, rigon, rozmarinë) për të përmirësuar shijen e ushqimit . Mundohuni ta zëvendësoni atë në një ose dy vakte dhe do të shihni një ndryshim të madh./abcnews.al