Me këmbët e zhytura në ujë, ministri mban fjalim nga deti për ndryshimet klimatike

schedule14:48 - 8 Nëntor, 2021

schedule 14:48 - 8 Nëntor, 2021

Ministri i Jashtëm i Tuvalut ka regjistruar një fjalim për samitin e klimës në Glasgow, nga deti duke theksuar faktin se si kombi i tij në ishullin e Paqësorit është nder vendet e para që rrezikohen nga ndryshimi i klimës, shkruan The Guardian

Imazhet e Simon Kofe duke qëndruar me kostum dhe kravatë në një foltore të ngritur në det, janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke tërhequr vëmendjen për luftën e Tuvalut kundër rritjes së nivelit të detit, raporton abcnews.al

Në deklaratën e tij theksohet situata me të cilën po përballet Tuvalu për shkak të ndryshimeve klimatike dhe rritjes së nivelit të detit. Ndër të tjera thekson veprimin e guximshëm që Tuvalu po ndërmerr për të adresuar çështjet kryesore që lidhen me ndryshimin e klimës. Videoja është xhiruar nga TVBC në skajin më të largët të Fongafale, ishullit kryesor të kryeqytetit Funafuti, sipas një zyrtari qeveritar.

Videoja do të shfaqet në samitin e klimës të martën dhe vjen ndërsa liderët rajonalë po bëjnë presion për veprime më të ashpra për të kufizuar ndikimin e ndryshimeve klimatike. Shumë qeveri janë zotuar të reduktojnë emetimet e karbonit gjatë dekadave të ardhshme me disa që synojnë emetimet neto zero të karbonit deri në vitin 2050. Por drejtuesit e Ishullit të Paqësorit kanë kërkuar veprim të menjëhershëm, duke vënë në dukje se vetë mbijetesa e vendeve më të varfra është më e rrezikuar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!