Me këmbën e amputuar, ushtari ukrainas do të marrë pjesë në Maratonën e Londrës për të mbledhur para për vendin e tij

schedule15:15 - 22 Prill, 2023

schedule 15:15 - 22 Prill, 2023

Një ushtar ukrainas, i cili ka humbur këmbën dhe ka luftuar në vijën e frontit me një protezë do të vrapojë në Maratonën e Londrës për të mbledhur para dhe për të ndarë një mesazh uniteti kundër agresionit rus.

Roman Kashpur, nga Khmelnyk në Vinnytska, humbi këmbën kur shkeli një minë në vitin 2019, por ai luftoi në vijën e frontit në Ukrainë duke mbajtur një protezë për gjashtë javë pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022.

Tani 26 vjeç, ai po trajnon trupat e tjerë dhe të dielën do të vrapojë në Maratonën e 43-të të Londrës për të përfaqësuar vendin e tij dhe për të mbledhur para për Citizen, një organizatë bamirëse që mbështet ushtarakët ukrainas me amputime, raporton abcnews.al.

“Pasi pushtimi në shkallë të gjerë ndodhi më shumë se një vit më parë në Ukrainë, u ktheva menjëherë në aktivitetin tim si ushtar me një këmbë të amputuar. Kjo maratonë është një sfidë e madhe për mua, por do ta bëj jo vetëm për ta vrapuar, por edhe për të stimuluar njerëzit e tjerë.

Dua t’u jap atyre një shembull të shkëlqyeshëm se jeta vazhdon dhe ju duhet të jetoni jetën tuaj dhe të jeni të motivuar pavarësisht lëndimeve që pësoni.

Mesazhi kryesor është, natyrisht, se ne duhet të jemi të bashkuar për të ndihmuar Ukrainën, për të mbrojtur vendin dhe për të mbrojtur botën; për të ndaluar këtë të keqe dhe për të ndaluar këtë aggresion,” tha ai.

Është hera e parë që Kashpur ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar, ku tha se kishte ndjerë mbështetje “të mahnitshme” për Ukrainën.

“Gjatë stërvitjes vura re shumë flamuj ukrainas që valëviteshin në ndërtesat zyrtare. Mbështetja që ndjej nga ky vend për Ukrainën është e mahnitshme,” tha ai.

Kashpur, i cili ka njëmbështetje të madhe nga gruaja e tij 32-vjeçare, Yulia, dhe djemtë Oleksandr, dy, dhe Ivan, tetë vjeç, është duke u stërvitur për garën për tre muaj dhe kjo është e fundit në një seri sfidash fizike me të cilat është përballur.

Ai konkurroi në garën e Lojërave të Heronjve të Ukrainës, duke fituar në  kategori të ndryshme si CrossFit, dhe vendosi një rekord duke tërhequr një aeroplan mallrash 16 tonësh në 2022.

“Pas kësaj, unë do të marr pjesë në të gjitha garat që do të kem mundësi sepse ideja dhe objektivi është ende i njëjtë, të mbledh fonde dhe gjithashtu të tërheq vëmendjen ndaj këtyre njerëzve që kanë nevojë për këtë ndihmë shtesë gjatë këtij agresioni ushtarak”, tha ai.

Pas pushtimit rus të Krimesë në vitin 2014, Kashpur iu bashkua një force ushtarake vullnetare në vendin e tij në vitin 2016, në moshën 19-vjeçare, përpara se të nënshkruante një kontratë ushtarake me ushtrinë ukrainase një vit më vonë.

Kashpur synon të mbledhë 100,000 paund për Citizen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!