Një 32-vjeçar me iniciale Sh.B. është arrestuar nga policia pasi akuzohet se është paraqitur në Rinas me një kartë identiteti false me gjeneralitetet e një personi tjetër.
Pas verifikimeve, ka rezultuar se ky dokument ishte falsifikuar duke çuar në arrestimin e 32-vjeçarit.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Falsifikim i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” i shtetasit Sh. B., 32 vjeç, pasi në hyrje të PKK Rinas, i ka paraqitur si dokument udhetimi një kartë identiteti me gjeneralitetet e shtetasit B. H., 28 vjeç, dokument i cili pas verifikimeve paraprake rezultoi se është e falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. m.v/abcnews.al