30 franko-algjerianët që masakruan me karrige, shishe, grurë, grushte dhe shkelma truprojën e “mbretit” të Instagramit, Dan Bilzerian në ishullin grek Mykonos, janë liruar nga qelia për t’u hetuar dhe gjykuar në një masë më të butë.
Nikos Aravantinos u godit në mënyrë barbare në momentin që shkoi për të ndërhyrë kur grupi i përbërë nga disa të rinj francezë dhe algjerianë që kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli filluan të krijonin probleme. Nikos Aravantinos u përpoq të qetësonte turistët, por situata agravoi dhe u dhunua.
“Kurrë nuk kam ngrënë dru të tillë”, tha Nikos Aravantinos duke shtuar se “Ata më goditën në pjesën e pasme të kokës dhe jam me fat që jam gjallë” deklaroi ai.
Nikos Aravantinos vijon që të jetë spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa njëri nga dy avokatët që e përfaqësojnë tha se truproja i “mbretit” të Instagramit rrezikon shikimin nga goditjet që mori./ Abcnews.al