“Më jepni Amir Khan”, kush është ish-kampioni i botës që e sfidoi Florian Marku

schedule10:14 - 3 Prill, 2022

schedule 10:14 - 3 Prill, 2022

Florian Marku fitoi më K.O kundër Chris Jetkins dhe pas ndeshjes lëshoi sfidën ndaj një emri të njohur të boksit, britanikut të njohur Amir Khan. Marku tregoi pse nisi sulmin ndaj Jenkins në raundin e katërt dhe në fund lëshoi sfidën.

“Fillova të nxitoja sepse ndjeva që çarja që mora ishte ndoshta shumë e madhe dhe kisha frikë mos arbitri e ndalonte ndeshjen. Kjo është arsyeja pse e rrita ritmin.

Tregova diçka nga ato që kam mësuar në këtë ndeshje. Nuk tregova shumë, por më thoni kush e mund Jenkins kështu në këtu raunde? Më tregoni kush, asnjëherë.

Kam respekt për Chris Jenkins, ai pranoi të ndeshej me mua. Doja t’ju tregoja fansave në Britaninë e Madhe që nuk kam ardhur me fat deri këtu ku jam sot. Unë jap zemrën time kur ngjitem në ring.

Unë jam ende duke mësuar. Mos harroni që kam vetëm tre vite në boks dhe Chris ka fituar titullin në Britaninë e Madhe dhe shumë njerëz e shmangnin atë. Por më dëgjoni, tani më jepni Amir Khan në ndeshjen tjetër. Unë do e mund atë”, tha Marku.

Sa i takon Amir Khan, tani 35 vjeç, ai ka qenë kampion i unifikuar i botës në peshën e lehtë, pasi mbajti titullin WBA në periudhën 2009-2012 dhe titullin IBF në vitin 2011.

Khan ka fituar edhe medaljen e argjendit në Lojërat Olimpike 2004, duke u bërë në moshën 17-vjeçare medalisti olipik më i ri në boksin britanik. Pesë vite më pas ai fitoi titullin kampion bote në WBA. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!