“Më jep paratë se të publikoj videon”, si i zhvati i riu 3 mijë euro ish të dashurës

schedule10:32 - 15 Shkurt, 2021

schedule 10:32 - 15 Shkurt, 2021

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë. Në pranga ka rënë K. K. i cili akuzohet për gjobvënie.

Burime nga policia bëjnë me dije për abcnews.al se përmes një video intime ai i ka bërë shantazh ish-të dashurës duke i kërkuar një shumë të konsiderueshme parash prej 5 mijë eurosh.

Vajza ka denoncuar se më herët ai i ka kërkuar 3 mijë shuma të tjera parash. Në kohë të ndryshme ajo i ka dhënë 3 mijë euro të riut. 24-vjeçari, sipas burimeve, jetonte më së shumti në Angli dhe atje ka qenë i proceduar penalisht për vjedhje.

“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. K., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një shtetase, duke e shtrënguar për dhënie pasurie”, thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!