“Më jep paratë ose…”, arrestohet vlonjati me tre emra

schedule12:26 - 19 Tetor, 2021

schedule 12:26 - 19 Tetor, 2021

Policia e Vlorës arrestoi dje një person pas denoncimit të një gruaje se ai e kishte kërcënuar duke i kërkuar para. Burime zyrtare bëjnë me dije se 40-vjeçari i arrestuar mban tre emra, ndërsa theksojnë se ky i fundit e kishte kërcënuar vazhdimisht denoncuesen me qëllim marrjen e parave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pronës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. Xh. alias R. R. alias E. R., 40 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Orikum, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, pasi dyshohet se ka kanosur dhe shantazhuar një shtetase, me qëllim përfitimin e një shume parash prej saj”, bën me dije policia.

Tani 40-vjeçari duhet të japë llogari para organeve ligjzbatuese për krimin e kryer. /abcnews.al