“Më jep lekët”, djali kërcënon dhe dhunon babanë, burrat rrahin gratë në Durrës e Krujë

schedule13:37 - 26 Tetor, 2021

schedule 13:37 - 26 Tetor, 2021

Dy persona janë arrestuar në Shkodër, njëri prej tyre për dhunë në familje në Malësi të Madhe.

Sipas policisë A. K., 26 vjeç banues në Koplik ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i ka shkatërruar pronën dhe e ka shtrënguar atë duke e kërcënuar, që t’i jepte një shumë parash. Pas denoncimit i riu është prangosur.

Në Pukë një person, K. M., 53 vjeç, banues në fshatin Gjegjan është arrestuar për dhunimin dhe goditjen me thikë të babë e bir, Gj. C., 63 vjeç dhe E. C., 23 vjeç.

Të dëmtuarit në kokë dhe në trup ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që dy persona janë arrestuar edhe në Durrës për dhunë në familje.

Sipas policisë D. M. 42 vjeç, banues në Shkallnur dhe F. C. 41 vjeç, banues në Fushë Krujë kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave të tyre./ Abcnews.al