Me Ilir Dajën trajner u bë titullar, tani senegalezi i Partizanit bëhet çështje

schedule10:40 - 17 Shkurt, 2022

schedule 10:40 - 17 Shkurt, 2022

Saliou Sembene nuk është preferuar në asnjë ndeshje të Partizanit gjatë këtij viti. Mbrojtësi qendror luajti në 11 ndeshje sa ishte Ilir Daja trajner, kurse tani me Mehmetin ka qenë vetëm kundër Teutës në stol në ndeshjet e kampionatit.

Në kampin e kuq kanë tentuar ta angazhojnë qendërmbrojtësin të aktivizohet në ekipin e 21-vjeçarëve, por kjo nuk është pritur mirë nga Sembene.

“Panorama Sport” shkruan se mbrojtësi senegalez është treguar i qartë me drejtuesit e klubit të Partizanit, duke u thënë se ka nënshkruar si lojtar i ekipit të parë dhe nuk ka pse të aktivizohet me Partizanin U21. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!