“Më iku truri kur e mora vesh, klubi në gjumë”, Aranguiz nuk përmbahet

schedule18:37 - 7 Gusht, 2020

schedule 18:37 - 7 Gusht, 2020

Bayer Leverkusen nuk hasi probleme për të eliminuar Rangers. “Aspirinat” kishin fituar 3-1 në Skoci, ia dolën edhe mbrëmjen e kaluar në shtëpi me rezultatin 1-0 dhe të hënën në mbrëmje do të ndeshen me Interin në çerekfinalet e Europa League.

Charles Aranguiz dhuroi asistin e golit të fitores, por kartoni i verdhë që mori në minutën e 14-të i kushtoi sfidën ndaj ekipit italian. Mesfushorit nga Kili i ka ikur truri, ai nuk kishte dijeni që një e verdhë do i sillte pezullimin, pasi askush nga klubi gjerman nuk e kishte paralajmëruar.

Në një prononcim për Las Ultimas Noticias, 31-vjeçari nuk përmbahet, duke mos e fshehur acarimin dhe zhgënjimin e madh. “Nuk e kisha idenë që rrezikoja pezullimin për ndeshjen e radhës, askush nga klubi nuk më informoi për diçka të tillë. Vetëm kur u mbyll ndeshja me Rangers më treguan… Jam shumë i zemëruar, pasi nuk mund të zbres në fushë të hënën kundër Interit.

Do të tregohesha më i kujdesshëm nëse do të më paralajmëronin që rrezikoj me karton të verdhë. Nuk do e kryerja atë dreq faulli. Sanchez? Nuk e kisha mendjen te dueli kundër tij, rëndësi kishte të zbrisja në fushë të hënën“, deklaron Aranguiz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!