Polonia ia doli të frenojë Spanjën në një barazim 1-1, dhe mori pikën e parë në Euro 2020. Goli i Robert Lewandowskit mban gjallë shpresat për kualifikim të polakëve.
Ndeshja e fundit e grupit E zhvillohet të mërkurën (23 qershor) dhe përballë do të jetë Suedia e vendit të parë, ndaj të cilëve vlen vetëm fitorja.
Kombëtarja lindore ka vendosur një rekord në Euro 2020 dhe gjithë historinë e Europianëve. Trajneri Paulo Sosa vendosi të aktivizojë Kacper Kozlowski në minutën e 55-të, menjëherë pas golit të barazimit.
17 – Kacper Kozlowski (17 years and 246 days) has become the youngest ever player to make an appearance at the European Championships, overtaking Jude Bellingham’s record (17y 349d) set for England six days ago. Fleeting. #EURO2020 #POL
— OptaJoe (@OptaJoe) June 19, 2021
Mesfushori i Pogon Szczecin nuk ka mbushur akoma 18 vjec, duke u kthyer në lojtarin më të ri që luan në një kompeticionin të futbollit europian të kombëtareve.
17 vjeç e 246 ditë, talenti polak parakalon në këtë mënyrë anglezin Jude Bellingham. Adoleshenti i Dortmund ishte vetëm 17 vjeç e 349 ditë në momentin që debutoi ndaj Kroacisë. /abcnews.al