Më i miri i dekadës në Australi, çfarë vlerësimi për Berishën

schedule21:07 - 1 Janar, 2020

schedule 21:07 - 1 Janar, 2020

Besart Berisha është shënuesi më i mirë në histori në kampionatin australian të futbollin. Sulmuesi dardan, tashmë pjesë e Western United, vijon të shënojë gola dhe të thellojë rekordin.

Këtë sezon ka realizuar 6 gola, kurse në total numëron 122. Paraqitjet e bëra ndër vite, me Melbourne Victory dhe Brisbane Roar, janë vlerësuar nga tifozët në Australi, të cilët e kanë zgjedhur Berishën si lojtarin më të mirë të dekadës së fundit, të të gjithë kampionatit. /abcnews.al