“Më i kritikuari të zgjidh hallet”, Mancini: E padrejtë mungesa e tifozëve

schedule16:54 - 5 Korrik, 2021

schedule 16:54 - 5 Korrik, 2021

Roberto Mancini prek edhe tema të tjera gjatë konferencës për shtypin përpara sfidës me Spanjën. Në lojë është një biletë në finalen e madhe të Euro 2020, ndeshje të cilën kombëtarja e kaltër dëshiron ta luajë me çdo kusht.

Trajneri i Italisë merr në mbrojtje Ciro Immobilen. Sulmuesi i Lazios ka marrë kritika të shumta pas veprimit te goli i parë në triumfin 2-1 ndaj Belgjikës. “Ai fitoi ‘Këpucën e Artë’ dhe ka shënuar shumë gola në vitet e fundit.

Në turne si Europiani apo Kupa e Botës, ai që kritikohet më shumë të zgjidh ndeshjet. Ne po aplikojmë një ide loje ndryshe dhe precize. Duam ta komandojmë vetë ndeshjen, duam të kemi kontrollin e lojës mbi ekipin kundërshtar. 

 

Duke festuar golin e parë ndaj Belgjikës

Spanja? Janë ekip i madh, nuk ka ndeshje të lehta në gjysmëfinale. Ata shkëlqejnë prej vitesh, edhe pse kanë bërë ndryshim brezi në kombëtare, sot kanë më shumë lojtarë të rinj. Kanë lojtarë të aftë dhe një trajner të tillë.

Luis Enrique ka fituar Champions League me Barcelonën, por jo vetëm kaq. Edhe te Roma ka zhvilluar një futboll të bukur. Po flasim për një trajner shumë të mirë“, deklaron trajneri italian, i cili ndalet edhe te mungesa e tifozëve.

Është e padrejtë që në Wembley nuk do të ketë tifozë nga Italia dhe Spanja. Ata janë e bukura e kësaj loje, kështu që e përsëris: është e padrejtë që stadiumi nuk do të jetë i ndarë mes tifozëve tanë dhe të Spanjës“, deklaroi Mancini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!