Niveli i lartë i acidit urik në gjak është një formë e artritit. Ky problem shëndetësor përkeqësohet nga regjimi ushqimor dhe lidhet me mbikonsumin e mishit, prodhimeve te detit dhe alkolin. Kjo sëmundje kronike mund të parandalohet, por edhe të mbahet nën kontroll nëse tregoni kujdes me dietën ushqimore. Përfshirja e frutave të mëposhtme do t’ju ndihmojë me këtë problem.
Agrumet
Niveli i lartë i vitaminës C tek mandarinat, limonat dhe portokajt mund të ndihmojnë në eleminimin e acidit urik nga trupi.
Banania
Nëse deri tani nuk keni patur dijeni për “Dietën e bananve” ka ardhur koha ta mësoni çfarë regjimi është nëse vuani nga artriti. Ngrënia e 8 bananeve në ditë për 4 ditë rresh trajton këtë problem, redukton inflamacionin dhe eleminon acidin uric nga organzimi.
Luleshtrydhet kanë fuqinë të neutralizojnë kimikatet në organizmin duke mbajtur nën kontroll dhe këtë acid që krijon kristalet, përgjegjëse për dhimbjet e trupit.
Acidi malik i gjendur tek molla qetëson dhimbjet e kyçeve dhe eleminonin acidin uric.
Qershitë kanë veti antiinflamatore! Ngrënia e 200 gr qershive në ditë lehtëson simptomat e artritit.
/Abcnews.al/