“Më humbi djali”, dinamika e vrasjes së fëmijës në Fier: Si u rrëmbye nga fqinji dhe u mbulua me baltë

schedule18:46 - 16 Nëntor, 2021

schedule 18:46 - 16 Nëntor, 2021

Ngjarje tronditëse në Fier. Një fëmijë 8-vjeç është rrëmbyer dhe është gjetur pa jetë pasditen e sotme në një banesë në fshatin Greçalli të Fierit.

Autori dyshohet se është fqinji Klodian Çalamani 38-vjeç.

Por si ka ndodhur ngjarja?

Sipas policisë rreth orës 15:30 nëna e fëmijës me inicialet F. V. ka bërë denoncim se djali 8-vjeç nuk ishte kthyer në banesë.

Policia ka nisur kontrollet në terren dhe në bazë të dyshimeve ka kontrolluar shtëpinë e fqinjit Klodian Çalamani ku brenda saj ka gjetur trupin e pa jetë të fëmijës dhe të mbuluar me baltë.

Çalamani është arrestuar nga policia, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes së rëndë.

Hetuesit po marrin edhe dëshmitë e familjarëve nëse kishin konflikte me autorin.

Grupi hetimor dhe forca të shumta policie ndodhen në fshatin Greçalli për të zbardhur ngjarjen.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!