Sherri me dorezë hekuri, procedohen në gjendje të lirë aktorët e humorit

schedule13:26 - 28 Prill, 2020

schedule 13:26 - 28 Prill, 2020

Dy aktorët e njohur të humorit Ledio Lako dhe Gentian Hazizi janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, duke përdorur edhe mjete të forta.

Në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër i identifikuar si Elton Myftiu i cili ka qenë bashkë me Hazizin.

LEXO EDHE: Plagosja te Myslym Shyri për paratë e “kusurit”, si nisi sherri! Pronarët pushojnë motorristin

Në momentin e sherrit të ndodhur mesditën e djeshme, Lako ka goditur Myftiun dhe Hazizin me dorezë metalike.

Lidhur me këtë ngjarje Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet. Të tre personat e përfshirë në sherr janë duke u ndjekur në gjendje të lirë.

Burime për Abc News bëjnë me dije se sherri mes dy aktorëve të njohur ka nisur për shkak se Hazizi ka akuzuar Lakon se ky i fundit është bërë shkak që ai të largohet nga një show televiziv ku ata të dy ishin të angazhuar./abcnews.al