Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me helikopter e snajper, momentet e ndjekjes së 21-vjeçarit që vrau policin në Lezhë

schedule20:38 - 28 Shtator, 2021

schedule 20:38 - 28 Shtator, 2021

Janë publikuar pamjet nga ndjekja dramatike nga RENEA e 21-vjeçarit Aldi Rama në lagunën e Kunë – Vainit ku ishte fshehur pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha.

RENEA dhe FNSH kanë ndërhyrë, me forca të armatosura nga toka, me helikopter nga ajri dhe me snajper nga lartësia e një banese.

Pas disa orësh kontrollesh në këtë lagunë, policia ka mundur të lokalizojë se ku po fshihej 21-vjeçari dhe pasi i janë afruar kanë parë se ai ishte vetëplagosur me një plumb në ballë. Paraprakisht thuhet se i riu ka tentuar vetëvrasjen por nuk përjashtohet plagosja aksidentale pasi pranë tij janë gjetur gjurmë të rrëshqitjes në baltë.

Aldi Rama mëngjesin e sotëm teksa udhëtonte në një makinë me 2 shokët e tij u ndalua nga policia kriminale e Lezhës. Në momentin ku efektivi i policisë, Saimir Hoxha i është afruar, Aldi Rama ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar në zemër dhe për pasojë duke i shkaktuar vdekjen. /abcnews.al.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!