Një 35 vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov në pragun e shtëpisë së tij mesnatën e së mërkurës në Vlorë.
ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 24 Maji në Vlorë dhe viktimë nga ky atentat ka ngelur Shkëlzen Velaj 35 vjeç.
Fqinjët e viktimës shprehen se ai ishte një djalë i urtë dhe që shpesh herë interesohej dhe për jetën e komunitetit ku jetonte.
LEXO EDHE: Atentat në Vlorë, u qëllua në hyrje të pallatit, vdes në spital i plagosuri
Sipas tyre ngjarja i ka tronditur të gjithë pasi si i riu dhe nëna e tij gëzonin respekt të plotë në lagje.
Një nga banoret e pallatit në fjalën e saj thekson se nëna ka qenë dhe personi i parë që e ka parë 35 vjeçarin e vrarë, pasi djali i kishte thirrur për ti hapur derën.
“Pas ngjarjes kam qenë në shtëpinë e viktimës, dhe nëna e Shkëlzenit e ka marrë vesh pas orës 02:30. Djali ka kërkuar që ti hapë derën dhe në një moment nga zhurma është trembur dhe mezi ka hapur derën kur ka parë dhe djalin e vrarë. Ajo tashmë ka dhe një djalë tjetër në Itali, njërin ja vranë para 6 vitesh”, ka thënë fqinja.
LEXO EDHE: U ekzekutua mbrëmë në derë të shtëpisë, momenti kur largohet trupi i pajetë i 35 vjeçarit
Një tjetër banor shprehet se kjo është një tragjedi që i ka ndodhur kësaj familje, duke theksuar se djali ishte një person i urtë dhe që respektohej nga të gjithë.
“Nuk kishte fare probleme si person, ai interesohej dhe për shtrimin e rrugës, ai ishte shumë i rregullt. Grua më të mirë në botë se nëna e tij nuk gjen. Shumë fatkeqësi e madhe”, ka thënë banori.
Ndërkohë vetëm gjashtë vite më parë 35 vjeçarit i kishin vrarë të vëllanë Ardi Velaj, në të ashtuquajturën masakra e Çoles ku kanë humbur jetën tre të rinj.e.su./abcnews.al.