Me golin kundër Udineses, Ibra vendos rekord dhe renditet pas Messit dhe CR7

schedule11:51 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 11:51 - 12 Dhjetor, 2021

Milan nuk arriti të bënte më shumë se sa barazimi 1-1 kundër Udineses në Seria A.

Golin për skuadrën e Milanit arriti të shënonte Zlatan Ibrahimovic në minutat shtesë të takimit duke shpëtuar kështu nga humbja ekipin e tij.

Ibra shënoi një supergol me gjysmëroveshatë, duke i dhënë kështu 1 pikë Milanit.

Me golin e shënuar mbrëmjen e djeshme ndaj Udineses sulmuesi suedez ka arritur në kuotën e 300 golave të shënuar në ligat kryesore europiane, duke u bërë kështu lojtari i 3-të në historinë e futbollit që arrin të realizojë diçka të tillë që nga viti 2000.

Më mirë se Zlatan kanë arritur të bëjnë dy yjet e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Bomberi suedezi në karrierën e tij ka shënuar 154 gola në Serinë A italiane, 113 gola në ligën e parë franceze, 17 gola në Premier League dhe 16 në La Liga në një total prej 450 ndeshjesh.

Vetëm Cristiano Ronaldo me 483 gola dhe Lionel Messi 475 kanë bërë më mirë se Zlatan i cili në karrierë numëron në total 571 gola në karrierë në nivel klubesh dhe kombëtaresh.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!