Interi nuk arriti të fitojë sot ndaj Udineses, me ndeshjen që përfundoi me shifrat 0-0 dhe Conten që në fund u acarua me gjyqtarin. Ky i fundit e nxori me karton të kuq. Pas ndeshjes tekniku shpjegoi arsyen e kartonit dhe foli në lidhje me ndeshjen.
“Patëm një mosmarrëveshje në lidhje me minutat shtesë të akorduara nga gjyqtari. Mu dukën pak për kohën e çuar dëm në pjesën e dytë. Lojtarët e Udineses shtriheshin në tokë dhe harxhonin kohë.
Arbitri më paralajmëroi dhe më pas zgjodhi të më përjashtonte. Mendova se katër minuta nuk ishin të mjaftueshme, në të tilla rrethana. Pastaj gjyqtari merr vendimet e tij dhe ne duhet t’i pranojmë ato, edhe nëse nuk pajtohemi me ato vendime.
Humbja e Milanit? Siç them gjithmonë, ne duhet të mendojmë vetëm për veten tonë. Nuk duhet të mendojmë për Milanin dhe humbjen e tyre. Thjesht duhet të përqendrohemi në përmirësimin e performancës dhe rezultateve tona.
Antonio Conte and Inter team manager Lele Oriali were sent off in Udine, with reports of an ugly row with referee Fabio Maresca in the tunnel https://t.co/3vw3HU5kcN #FCIM #Udinese #SerieA #UdineseInter #SerieATIM pic.twitter.com/Nadmml4vXy
— footballitalia (@footballitalia) January 23, 2021
Mund të ishim më preciz sot dhe të na mungonte cilësia në fazën finale. Interi e meriton titullin për historinë e tij. Gjysma e dytë e sezonit është ende për t’u luajtur, por ajo që ne kemi bërë për një vit e gjysmë ka qenë e mrekullueshme, përtej vështirësive, që njerëzit shpesh nuk i kuptojnë se ekzistojnë.
Ne e dimë që Seria A përfaqëson diçka të rëndësishme për klubin dhe në nivelin ekonomik, kështu që fitimi i titullit ose kualifikimi për në Champions League është më i rëndësishëm sesa Coppa Italia. Duke thënë këtë, ne ende e respektojmë turneun dhe duam të bëjmë mirë.
Ndeshja në Kupë me Milanin? Në mënyrë të pashmangshme, ne do të vlerësojmë situatën, të shohim se kush është rikuperuar dhe kujt i duhet më shumë kohë për të luajtur. Askush nuk po e nënvlerëson këtë ndeshje dhe ne do të përpiqemi të fitojmë, siç bëjmë gjithmonë.
Ne nuk i vendosim kufizime vetes, por duhet të gjejmë mënyrën e duhur për të mposhtur Milanin dhe për të shkuar në gjysmëfinale”, u shpreh Conte. /abcnews.al