Merr fund ankthi, lirohet Obodo: Qëndrova 4 orë në bagazh, më çuan në pyll

schedule19:38 - 16 Nëntor, 2020

schedule 19:38 - 16 Nëntor, 2020

Lirohet Christian Obodo. Ish-mesfushori i kombëtares nigeriane (21 ndeshje dhe 4 gola me Super Shqiponjat), u rrëmbye në afërsi të qytetit të qytetit jugor Warri, teksa po udhëtonte me të dashurën e tij.

Persona të armatosur e nxorën me forcë nga makina, e futën në automjetin e tyre dhe u nisën në drejtim të paditur ish-lojtarin e Fiorentinës, Udineses, Lecces, Perugias dhe Torinos. Në një rrëfim për Brila FM, 36-vjeçari deklaron se përfundoi në një pyll.

Qëndrova i mbyllur për 4 orë në bagazhin e një makine. Rrëmbyesit më thanë që kishin humbur shumë para në bastet që kishin vënë për ndeshjet e Nigerisë. Nuk ushtruan dhunë ndaj meje, thjesht më kërcënuan.

Nuk e kuptoj pse më ndodhin mua këtë ngjarje të frikshme“, u shpreh Obodo për median afrikane. Kjo nuk është hera e parë që ish-lojtari rrëmbehet në vendlindjen e tij.

Rasti i parë ndodhi 8 vite më parë. Obodo ishte nisur të shkonte në një meshë dhe para futjes në kishë, disa persona të armatosur i dolën para dhe e rrëmbyen, për ta liruar më vonë pas pagesës së një shumë parash. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!