Protestës së një grupi qytetarësh mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve iu bashkuan edhe dy deputetë të PD-së, Albana Vokshi dhe Saimir Korreshi.
“Ne mbeshtetje te shoqerise civile. Cdo dite eshte e mire per te protestuar, mos prisni tju taksojne dhe ajrin” shkruan deputeti i Lushnjes, që u bë i njohur në fjalimin e tij të parë në Kuvend.
Gjithashtu edhe Vokshi është fiksuar nga kamerat në shoqërinë e disa personave në protestë kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët i kërkojnë qeverisë të mos rrisë çmimet e energjisë pas krizës që paralajmëroi kryeministri Edi Rama pak ditë më parë.
Por sot zv/ kryeministri Ahmetaj u shpreh se qeveria po përgatit një paketë për të ndihmuar qytetarët përballë krizës./ Abcnews.al