Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Momenti kur efektivi që vrau Klodian Rashën njihet me masën e sigurisë

schedule11:57 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 11:57 - 11 Dhjetor, 2020

I ngritur në këmbë ndërkohë që priste masën e sigurisë. Këto janë pamjet nga gjykata teksa efektivi i Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj është njohur me masën “arrest me burg” për vrasjen e Klodian Rashës.

Hajdaraj ka shfaqur pendesë për aktin e kryer duke kërkuar përballje me familjarët e viktimës për t’i kërkuar falje. Mbrojtja kërkoi një masë më të butë më sigurie por gjykata vendosi ta lërë pas hekurave efektivin.

Ngjarja ndodhi mesnatën e 8 Dhjetorit në zonën e Laprakës kur Hajdaraj konstatoi se Klodian Rasha kishte shkelur orën policore dhe e thirri për verifikim. Në momentin që ai vrapo efektivi  e ndoqi nga pas dhe pas një përballje me të e qëlloi me dy plumba, një një kokë dhe një në shpatull./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!