Dy shtetase janë vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.
Sipas policisë mësohet se të arrestuar janë shtetaset 33 vjeç dhe 29 vjeç, banuese në Romë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre, në vijën e dytë, në pkk Kakavije, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetaset 33 vjeçe dhe 29 vjeçe, banuese në Romë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre, në vijën e dytë, në pkk Kakavije, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al