Me doza kokaine gati për shitje, prangoset 28-vjeçari në Tiranë

schedule09:33 - 25 Tetor, 2024

schedule 09:33 - 25 Tetor, 2024

Një 28-vjeçar u arrestua në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Green”.

I riu u prangos teksa qarkullonte me makinë në rrugën “Xhanfize Keko”.

Gjatë kontrollit të mjetit dhe të banesës së 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë me peshë 250 gram, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i arrestuari pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas në zonën e Freskut dhe Xhamllikut./abcnews.al