“Me doping për shkak të seksit”, boksierja amerikane shpallet e pafajshme

schedule10:57 - 12 Qershor, 2020

schedule 10:57 - 12 Qershor, 2020

E çuditshme, por e vërtetë. Seksi desh e futi në telashe të mëdha boksieren Virginia Fuchs, e cila ka qenë së fundmi kapitene e ekipit olimpik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Boksierja ishte testuar në muajin shkurt dhe i ishin zbuluar dy substanca të ndaluara.

Vetë Fuchs, një muaj ma pas e komunikoi diçka të tillë. Tashmë ka dalë me një qëndrim edhe Agjencia e Anti-Dopingut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USADA), që ka bërë të qartë se substancat e ndaluara boksierja i kishte marrë nga kryerja e marrëdhënieve seksuale me të dashurin e saj.

Niveli i substancave ishte i ulët dhe që mund të transmetohet pikërisht përmes seksit. Kështu Virginia nuk do të dënohet dhe mund të përgatitet për t’u kualifikuar në Olimpiadën e Tokios, në vitin 2021. Boksierja 32-vjeçare ka bërë edhe një koment të shkurtër në Twitter.

“Ky ka qenë një mësim i madh për mua. Tani që mbaroi gjithçka, jam plotësisht e e përqendruar në përgatitjet për Olimpiadën e Tokios”, shkruan mes të tjerash Virginia Fuchs. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!