Një operacion i nisur gati një vit më parë nga Policia e Shtetit, për kapjen e personave që udhëtonin drejt vendeve të BE me dokumente të falsifikuara, është finalizuar mbrëmjen e sotme në disa qytetet të vendit.
Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se deri më tani, me urdhër të Prokurorisë janë shoqëruar 10 persona, ndërkohë që janë ndaluar dy punonjës policie.
Kalimi me letra të falsifikuara bëhej në tre pika kufitare në vend, Murriqan, Rinas dhe Kakavijë./abcnews.al