Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka publikuar disa foto nga nisja e procesit mësimor për 4500 nxënës të klasave I-V në të gjithë vendin, të cilët nuk kanë patur aksesin e duhur gjatë periudhës së mësimit online
Në fotot e publikuara nga Shahini duken nxënësit të cilët mbajnë distancë nga njëri-tjetri në oborr dhe koridore, ndërsa në klasa nuk ka shumë fëmijë. Ata janë të pajisur edhe me maska, ndërsa i matet temperatura në hyrje të shkollave.
Shahini thotë se shkollat kanë zbatuar të gjitha protokollet e kushteve higjieno-sanitare duke ruajtur distancimin fizik për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, mësuesve dhe prindërve.
“Rreth 4,500 nxënës të klasave I-V në të gjithë vendin, të cilët nuk kanë patur aksesin e duhur gjatë periudhës së mësimit online në periudhën mars-maj, 2020, kanë nisur sot mësimet plotësuese për t’u pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme gjuhësore dhe matematikore.
Shkollat kanë zbatuar të gjitha protokollet e kushteve higjieno-sanitare duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithësecilit”, shkruan Shahini./abcnews.al