Me dhimbje të forta gjoksi, ministri italian i Mbrojtjes dërgohet me urgjencë në spital

schedule09:41 - 13 Shkurt, 2024

schedule 09:41 - 13 Shkurt, 2024

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto është shtruar në spital. Mediat italiane raportojnë se ministri u paraqit në urgjencën e spitalit San Carlo di Nancy në Romë pas dhimbjeve të vazhdueshme në gjoks.

Crosetto u monitorua menjëherë dhe më pas iu nënshtrua një angiografie koronare. Nuk ka të dhëna për shkaqet, por burime spitalore për mediat fqinje thonë se mund të jetë perikarditi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!