Ari dhe e zeza bashkohen me të bardhën në fanellën e re të Real Madrid.
Skuadra madrilene ka prezantuar zyrtarisht fanellën e saj të re e cila është tepër unike. Fanella e “galaktikëve” paraqet një dizajn revolucionar që eliminon jakën që ishte aq e spikatur sezonin e kaluar dhe përfshin detaje arit e të zezë që kufizojnë zonën e qafës dhe zbresin poshtë nga mëngët deri në fund të fanellës.
Në pjesën e pasme të qafës, ka një qëndisje me moton “Hala Madrid”.
Me emblemën e Adidas dhe me sponsorin Fly Emirates përpara, sigurisht u bashkohet edhe emblema e klubit në anën e zemrës./ h.ll/abcnews.al