Keqinterpretimi i fesë Islame është shndërruar në një problem aq të madh, sa ka marrë qindra a më shumë jetë në mbarë Europën. Nëse gjatë kohëve të fundit ky fenomen është izoluar, pak vite më parë ISIS i kishte vënë syrin gjithë Europës.
Në 17 gusht të vitit 2017 në Barcelonë mbetën 16 të vrarë dhe 140 të plagosur nga sulmet terroriste. Pas hetimeve policia arrestoi tre të dyshuar, të quajtur Mohamed Houli, Said Ben Iazza dhe Driss Oukabir.

Gjatë hetimeve është zbuluar se autoritetet policore spanjolle kanë evituar një tragjedi të vërtetë. Në tabulatet telefonike të njërit pret të dyshuarve është zbuluar një mesazh ku shkruhej: “20 gushti është dita e zgjedhur për Camp Nou”.
Atë ditë në stadiumin mitik zhvillohej ndeshja mes Barcelonës dhe Real Betis, dhe stadiumi kishte të paktën 75 mijë spektatore në të. Terroristët kishin planifikuar të hynin në stadium si tifozë dhe më pas të vinin në zbatim planin e tyre. /abcnews.al


