Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku nuk kurseu ironinë ndaj deputetit Edmond Spaho duke iu referuar rënies së bilbilit. Për këtë arsye dhe për bllokimin e Foltores, deputet demokrat u përjashtua nga seanca e sotme parlamentare.
“Kam gjithë ditën që dua ta di, kanë ikur të gjithë na kafe. Oerdi bën sikur karikon telefonin. Unë kam një pyetje: Si i ndani detyrat tek partia juaj? Si i ndani? Isuf merre bilbilin se do të nderosh Tropojën. Si mund të rrish ta shohësh Mondin, më habit fare. Mondi pse t’i lënë ty gjithmonë detyrat e vështira?
Pse ty t’i lënë këto detyra të tmerrshme dhe të vështira? Të gjithë këta ikin. Ja erdhi, Oerdi, ndërkohë që ty të lë bilbilin ty. Si i keni ndarë detyrat. Vetëm ti sakrifikohesh. Mondi respekte për qëndresën.”, tha Balluku duke shtuar më tej se “s’ka asnjë bilbil dhe sinjal që arrin të mbulojë dhe fshehë punët e qeverisë”./abcnews.al