Me Berishën nuk fitohet/ Bejko: Është i konsumuar, u refuzua me 1 milion vota në 2013-n

schedule11:58 - 27 Mars, 2023

schedule 11:58 - 27 Mars, 2023

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko deklaroi se me Sali Berishën në parti, nuk mund të fitohen zgjedhjet.

Në një intervistë për ABC News, Bejko u shpreh se Berisha është i konsumuar dhe u refuzua me 1 milion vota në zgjedhjet e vitit 2013.

Sipas Bejkos, bashkimi i PD-së mund të arrihet vetëm pa Berishën.

“Nëse do të vazhdohet me inate, i bie të mos ndalim kurrë nga ky rreth vicioz. Po vazhduam me inate, lufta civile brenda partisë do të vijojë në mënyrë të përjetshme. Të gjitha palët duhet të lëshojnë nga pak. Duhet të harrojmë një pjesë të sulmeve qe na janë bërë. Duhet pasur me shumë tolerancë për bashkimin. Por me një kusht, pa berishizmin. Berishizmi, edhe të bashkuar të jemi, as në 2025-n, as në 2029-n, as në 2033-n nuk do të na japë fitoren. Është një ofertë e konsumuar tashmë në politikën shqiptare. Është një ofertë që është refuzuar me 1 milion vota në 2013-n nga shqiptarët”, theksoi ai./abcnews.al