“Me bast, nipi im do luajë me Anglinë”, xhaxhai i portierit të United bën “bingo”

schedule14:58 - 23 Nëntor, 2020

schedule 14:58 - 23 Nëntor, 2020

Portieri i Manchester United, Dean Henderson, ka bërë me para xhaxhain e tij. Bëhet fjalë për një bast të vendosur nëntë vite më parë, kur anglezi ishte ende 14 vjeç dhe luante në akademinë e të rinjve Carlisle United. Martin Plunkett vendosi një bast me kuotë 500/1 në kompaninë Ëilliam Hill se një ditë nipi i tij do të luante për “3 Luanët”.

Ai vendosi 25 stërlina në këtë bast dhe tashmë do të përfitojë plot 12.500 stërlina, pasi Henderson debutoi me kombëtaren të enjten e kaluar përballë Republikës së Irlandës. Por, jo vetëm xhaxhai i gardianit kishte vënë bast, pasi dhe mamaja dhe gjyshja e tij fituan 2500 stërlina pas kalimit të tij tek “Djajtë e Kuq”.

 

 

“Nuk kam folur ende me Dean në lidhje me bastin, por ai i bëri mesazh mamasë së tij të enjten e kaluar dhe e pyeti nëse i kemi marrë që të gjithë paratë. Ende nuk jemi paguar edhe pse konfirmimin nga Ëilling Ëill e kemi marrë. Dean meriton gjithçka dhe shumë shpejt do të jetë në majat e futbollit”, deklaroi xhaxhai i portierit për “The Mirror”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!