Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
I ndaluari është shtetasi Françesko Moçi, 27 vjeç, banues në Kavajë.
Sipas policisë në bagazhin e mjetit të të riut u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis.
Njoftimi i plotë:
Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve.
Si rezultat i kontrolleve u godit një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë poseduesi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe me lëndë narkotike me vete, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 27 vjeç, banues në Kavajë.
Shërbimet policore, gjatë patrullimit në lagjen nr. 1 Kavajë, kanë ndaluar mjetin tip “BMË” me drejtues shtetasin F. M. Gjatë kontrollit për sende të kundërligjshme, në bagazhin e mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al