Me armë zjarri në banesë, vihet në pranga 33-vjeçari në Tiranë

schedule09:13 - 9 Korrik, 2022

schedule 09:13 - 9 Korrik, 2022

Një 33-vjeçar ka rënë në pranga e policisë, pasi në banesën e tij është gjetur një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Policia bën me dije se i arrestuari është një 33-vjeçar me iniciale V.S, banues në Zall-Mner, Tiranë.

Mbi 33-vjeçarin rëndon akuza për Zall-Mner, Tiranë

Njoftimi i policisë

Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5., operacioni policor i koduar “Room”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Me armë zjarri në banesë, vihet në pranga 33-vjeçari.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Room”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– V. S., 33 vjeç, banues në Zall-Mner, Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. S., në rrugën “Fan Noli”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!