Durrsaku i armatosur i ikën policisë, ajo e ndjek si në filma rrugëve të qytetit

schedule09:50 - 16 Prill, 2020

schedule 09:50 - 16 Prill, 2020

Një 47-vjeçar i cili po udhëtonte me armë zjarri me vete është vënë në prangat e policisë së Durrësit. Ai nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Kjo e fundit e ka ndjekur për 5 km nga sheshi Pranvera në autostradën Tiranë-Durrës, duke arritur ta vërë në pranga.

47-vjeçari u ndalua në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Lexo edhe: Italia në karantinë, Karabinierët shkatërrojnë bandën italo-shqiptare të drogës

Policia bëri të mundur arrestimin e tij, bllokimin e mjetit Audi me të cilin ai po udhëtonte, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë tip “TT” dhe një krehër me 7 fishekë.

Tashmë materialet hetimor për këtë çështje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndërkohë që ndaj 47-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sipas kodit penal nisur nga këto vepra penale 47-vjeçari rrezikon dënimin deri në 7 vite burg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!