Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me thikë në dorë, një person grabit marketin në Vlorë

schedule18:09 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 18:09 - 12 Dhjetor, 2022

Një tentativë grabitjeje ka ndodhur sot në Vlorë. Sipas informacioneve, personi ka vjedhur disa bizhuteri në një market nën kërcënimin e një thike. Personi ka arritur të largohet nga vendngjarja. Sakaq, janë marrë dhe kamerat e sigurisë ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Pasditen e sotme, në një market në lagjen “Lef Sallata”, një person i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë) ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar me shpejtësi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.“, njofton policia.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!