Me armë në dorë, po tallej me punëtorët, por u plagos vetë, biznesmeni në spital me pranga

schedule21:35 - 29 Nëntor, 2020

schedule 21:35 - 29 Nëntor, 2020

“ABC” zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Urën Vajgurore, ku pronari i një karburanti u vetëplagos aksidentalisht me armë zjarri pranë biznesit të tij. “ABC” mëson se Irfan Azizi 37-vjeç e kishte armë tip pistoletë pa leje dhe po luante duke u tallur me punëtorët, por i është shkrepur pa dashje duke u vetëplagosur në dorë aksidentalisht.

Ngjarja është shënuar rreth orës 19:30 në fshatin Poshnje. Ai u transportua me shpejtësi në spital dhe sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por nuk mbaron me kaq, pasi Azizi është ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje.

“ABC” solli pamjet nga vendi i ngjarjes ku janë ende gjurmët e gjakut, ndërsa karburantit i është vendosur shiriti “skenë krimi” duke u rrethuar.  Punonjësit e karburantit dhe dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes janë marrë në pyetje nga grupi hetimor./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!