Artan Hoxha i ftuar përballë gazetarit Endri Xhafo në “ABC” denoncoi një atentat të mbetur në tentativë, të dështuar. Ai tha se në datë 5 tetor është gjetur në Rinas një makinë e djegur dhe brenda saj armë dhe maska.
Sipas Hoxhës, bëhet fjalë për një atentat që ka mbetur në tentativë.
“Në 5 tetor në Rinas bëhet fjalë për një makinë që është gjetur e djegur, brenda ka pasur armë, që dëshmon se është përdorur nga një grup vrasësish, përpara se të gjendej i djegur ka kaluar në Rinas ka përplasur dy makina të tjera.
Nga informacionet bëhej fjalë për një atentat të dështuar. Në makina kishte armë dhe mjete me maska” tha ai./ db/Abcnews.al