“Po e përgatisim me ajkën e qytetarisë”, Hajdari flet për një projekt të ri politik

schedule10:47 - 23 Gusht, 2020

schedule 10:47 - 23 Gusht, 2020

Rudina Hajdari duket se është duke u përgatitur për shtatorin dhe në kuadër të kësaj u ka shtruar një pyetje ndjekësve të saj në Instagram.

Hajdari i ka pyetur ndjekësit se “cili është aksioni politik që mund t’i sugjerojnë që të ndjekë në shtator.”

Një prej ndjekësve të saj është përgjigjur: “Krijimi i një partie të re politike dhe lista 100 për qind të hapura.”

Në përgjigjen e saj, Hajdari shkruan se beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të shqiptarëve.

“Jam e bindur se do i hapim 100%,” shton ajo.

Ndërsa sa i përket krijimit të një partie të re politike, Hajdari tregon:

“Uroj që të njëjtën mbështetje të ketë edhe për projektin e ri  politik i cili do të  synoje bashkimin e atyre  që e duan punën e ndershme dhe e shohin të ardhmen në këtë vend, kundër atyre pak të pangopurve që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarit të ndjeshëm.”

Po ashtu, duke iu përgjigjur një ndjekësi tjetër që e këshillon të krijojë një parti të re me fokus studentët, Rudina thotë se është e bindur që projekti që po krijohet “do të bashkojë së pari rininë studentore.”

“Jam e bindur se projekti i ri që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!