Më afër se satelitet, “Perëndia e së keqes” frikëson shkencëtarët

schedule18:30 - 2 Janar, 2022

schedule 18:30 - 2 Janar, 2022

Një deklaratë shumë e diskutueshme erdhi nga Rusia për asteroidin “99942 Apophis”, i cili e ka marrë  emrin nga perëndia e së keqes “Apophis” sipas mitologfjisë egjiptiane. Është bërë e ditur se asteroid do të kalojë tokën në mënyrë tangente në një largësi më të vogël se sa satelitet që vërtiten rreth globit.

Bëhet fjalë për një asteroid 340 metra të gjerë dhe që mund të shkaktojë dëme kolosale nëse godet tokën.

Stacioni hapësinor rus dha detaje në lidhje me këtë asteroid duke theksuar se ai do të kalojë pranë planetit në vitin 2029 në një largësi prej 35 mijë e 700 kilometrash.

Shumë satelitë që rrotullohen rreth Tokës janë 36 mijë kilometra larg tokës. Me fjalë të tjera, Meteori do të jetë në një pozicion më të afërt se sa këta satelitë kur të kalojë tangent me tokën.

Për këtë arsye, ‘99943 Apophis’ është futur në kategorinë e “asteoidëve potencialisht të rrezikshëm”.

NASA shpjegon se toka është e sigurt për 100 vitet e ardhshme nga ky asteroid.

Në rast se do të godiste tokën, pasojat e përplasjes do të ishin të pallogaritshme me cuname dhe tërmete që do të shkaktonin një tragjedi të madhe në planetin tonë. /abcnews.al