Një avion i tipit “Piper” që po transportonte gati gjysmë ton kokainë u rrëzua në Meksikën qendrore pas një ndjekje ajrore nga autoritetet, ndërsa dy personat që ishin në bord vdiqën.
Helikopterët ushtarakë pikasën avionin në hapësirën ajrore meksikane dhe e ndoqën për qindra milje derisa i mbaroi karburanti dhe u përplas. Avioni ishte i ngarkuar me rreth 400 kilogramë kokainë.
Rrëzimi i së hënës erdhi dy javë pasi një avion u rrëzua në një xhungël të Guatemalës duke lënë të vrarë dy persona pranë një sasie droge dhe armësh në bord./ db/Abcnews.al