Me 3 përbërës, bëni këtë maskë dhe fytyra do t’ju falenderojë

schedule14:57 - 3 Shkurt, 2022

schedule 14:57 - 3 Shkurt, 2022

Për të luftuar shenjat e plakjes, përveç produkteve kozmetike që mund të kushtojnë shumë, mund të përdorni dhe maska natyrale. Trajtimet në kushte shtëpie me përbërës të ndryshëm janë shumë efikase. Një maskë mjaft efektive është ajo me shegë, vaji i bajames dhe mjalti.

Përveçse është e pasur me vitamina C, A, E, hekur dhe kalium, shega përmban edhe polifenole, një nga armët më të rëndësishme kundër radikalëve të lirë. Vaji i bajames është i pasur me acide yndyrore, elementë gjurmë dhe vitamina, përfshirë vitaminën E. Vonon shenjat e plakjes duke rinovuar qelizat e lëkurës.

Ndërsa mjalti është i pasur me vitamina, minerale, enzima dhe lëndë ushqyese të përgjithshme, rinovon dhe hidraton thellësisht lëkurën dhe në të njëjtën kohë lufton inflamacionin dhe bakteret.

Si ta përgatisni

Ngrohni mjaltin, por jo shumë pasi humbet substancat e dobishme. Pasi keni kaluar në blender shegën përziejeni me mjaltin dhe vajin e bajames. Aplikoni me furçë në fytyrë për 15 – 20 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët. Kjo maskë pastron poret duke hequr qelizat e vdekura, falë farave të shegës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!