Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Më 28 Nëntor flamuri shqiptar do të ngrihet në Serbi”, darkë mes Ramës dhe Vuçiçit te “Kosherja”

schedule21:42 - 7 Nëntor, 2021

schedule 21:42 - 7 Nëntor, 2021

Katër netë më parë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç organizoi një darkë, ku ftoi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, malazezin Zdravko Krivokapiç dhe zv/ kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.

Ky moment është sjellë edhe në skenën e spektaklit të humorit “Kosherja”, ku aktorët kanë improvizuar një darkë mes Vuçiçit dhe Ramës. Ata madje kanë përshëndetur njëri-tjetrin dhe me nga një këngë shqiptare dhe serbe.



Në një çast gjatë bisedës, Rama i “Kosheres” i ka treguar Vuçiçit dëshirat e tij të momentit.

“E di si e imagjinoi unë ‘Ballkanin e Hapur’? Sikur ti më 28 Nëntor për nder të Ismail Qemalit ngre flamurin shqiptar në Serbi, kurse ne fusim serbishten gjuhë të dytë në shkollë”, tha kryeministri i Shqipërisë, duke shkaktuar edhe shumë ovacione në sallë.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!