Me 275 kuaj fuqi, Hyundai prezanton crossoverin Kona N

schedule14:38 - 13 Janar, 2021

schedule 14:38 - 13 Janar, 2021

Hyundai ka prazantuar detaje të crossoverit të ri Kona N.

Kjo makinë do të jetë “kapaku” i modeleve crossover të Hyundait që do të jenë në ofertë.

Do të ketë motor 4-cilindërsh 2.0 litërsh, turbo dhe do të shpenzojë benzinë. Gjithashtu do të ketë marsh automatik me tetë shpejtësi.

Prodhuesi nga Korea e Jugut nuk ka treguar se çfarë fuqie do të ketë modeli Kona N, por pritet që motori të prodhojë 275 kuaj fuqi.

Në fotot e para zyrtare, Kona N është me një dizajn agresiv krahasuar me versionin e rregullt. Pjesa e përparme do të jetë e gjitha ndryshe, ndërsa prapa do të jenë dy gypa për nxjerrjen e gazit. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!